Hapoel Beer Sheva në kaos para Laçit, në Izrael rrezikohet gjithçka

Nga Klaudio Ndreca

Në Izrael situata është shumë e rënduar nga pandemia dhe shteti po mendon të mbyll gjithçka. Me rreth 4000 infektime të reja në ditët e fundit dhe ku shifrat po rriten në mënyrë alarmante, po mendohet mbyllja totale, ndërsa ka nisur izolimi në disa qytete. Kjo përfshin edhe mbylljen e futbollit njëkohësisht ku zyrtarë të ndryshëm nga Federata e Futbollit në Izrael po bëjnë gjithçka që të evitojnë katastrofën.

Kjo pasi ekipet izraelite nuk do të luanin në kampionat dhe do të ishin tërësisht të papërgatitura për ndeshjet e Europës. Për më tepër edhe vetë UEFA do të vëzhgojë situatën për të parë sesa e arsyeshme është një vendim i tillë, ndërsa ekziston edhe mundësia e përjashtimit.

E gjitha kjo varet nga mbledhja emergjente që do të bëjnë së shpejti zyrtarët e shtetit në Izrael. Për momentin ndeshja me Laçin nuk rrezikohet, por priten zhvillime të reja brenda një harku kohor të shkurtër. Gjithashtu te Hapoel Beer Sheva që është kundërshtari i Laçit ka rezultuar familjari i një prej lojtarëve pozitiv me Koronavirus, por kjo nuk e ndali këtë skuadër që të luante me Makabi Tel Aviv në takimin e sotëm për kampionat. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online