VIDEO/ Granada vazhdon të shkruajë historinë, keqkuptimi mes Rrahmanit dhe Maksimoviç kushton eliminimin

Dikur me objektivin e vetëm mbijetesën në La Liga, tashmë shkruan historinë e saj në Europë. Rrugëtimi i nisur nga Tetua nuk ndalet as ditën e sotme, teksa Granada nuk ndalet as përballë një ekipi me emër si Napoli. Italianët kanë fituar me shifrat 2-1, por kaq nuk mjafton për të prekur kualifikimin.

Spanjollët fituan takimin e parë me rezultatin 2-0 dhe ai gol i shënuar mbrëmjen e sotme i ka prerë biletën për në fazën e 1/8-ve. Montoro tundi rrjetën në minutën e 25, atëherë kur u gjen i harruar në zonë nga Rrahmani dhe Maksiomoviç, të cilët nuk kuptohen me njëri-tjetrin dhe qendrojnë pranë, duke lënë të pashqetësuar lojtarin e Granadas./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online