“Piolin e kam Zllatanizuar”, Ibra u “tërheq veshin“ të rinjve: Sot luan 5 minuta dhe të quajnë lojtar të madh

Zllatan Ibrahimoviç ka dhënë një intervistë ëpr faqen e UEFA-s, ku nuk i ka kursyer fjalët e mira për trajnerin e tij, Piolin. Me humor suedezi shprehet se e ka Zllatanizuar kreun e pankinës, ndërsa më pas i jep gjithë meritat për arritjet e Milanit këtë sezon. Më tej 39-vjeçari ka folur edhe për ndryshimin mes brezave në futboll, duke u “tërhequr veshin” të rinjve. Ibra vlerëson vitet e shkuara, ku duhej të djersije për shumë vite që të konsideroheshe lojtar i madh, ndërsa tashmë mjaftojnë 5 minuta në fushën e lojës që njerëzit të etiketojnë si një të tillë.

“Ndoshta e kam Zllatanizuar Piolin. Ndoshta ai u bë si unë. Ai arriti në një Milan ku ambienti ishte i vështirë. Nëse jemi këtu ku jemi tani është në sajë të tij dhe punës që ai ka bërë. Është një trajner i shkëlqyeshëm.

Brezi i ri? Kur isha i ri, lojtarët afër meje ishin fantastikë. Kur erdha në Itali për herë të parë kisha lojtarë pranë meje që më shihnin si fëmijën e ri që sillte kaq shumë energji dhe adrenalinë. Të gjithë ishin lojtarë të mëdhenj, ata kishin fitua tituj të rëndësishëm, ata ishin yje dhe po luanin në nivele të larta. Në atë kohë nëse do të konsideroheshit një lojtar i madh, do të ishe me të vërtetë një lojtar i madh dhe për t’u bërë një i tillë duhet të luaja mirë dhe të tregoja për një kohë të gjatë.

Sot brezi i ri luan pesë minuta dhe ata i shohin ata si lojtarë të mëdhenj. Jam i lumtur që vij nga shkolla e vjetër. Rrjetet sociale kanë ndryshuar gjithçka, sot falë mediave sociale lojtarët shihen si kampionë pavarësisht se kanë bërë pak. Duhej të bëja gjëra të mëdha, për një kohë të gjatë, që të shihesha si një lojtar i shkëlqyeshëm. Sot është ndryshe. Më pëlqen më shumë shkolla e vjetër. Për t’u njohur si i madh duhej ta tregonit atë”, ka thënë Zllatan Ibrahimoviç./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online