“E patë se si qeshte Zidan”? Kapelo kritikon arbitrin e duelit Atalanta-Real: E shkatërroi lojën

Atalanta bëri një paraqijte dinjitoze mbrëmjen e djeshme përballë Realit të Madridit, pavarësisht se u desh të qendronte me 10 lojtarë në fushë që nga minuta e 17 e takimit. Një karton i kuq që fare murë mund të shmangej nga gjyqtari i ndeshjes. Ky i fundit ka marrë kritika të mëdha pas përfundimit të takimit, teksa listës së personave të pakënaqur nga arbitrimi i kësaj sfide është edhe Fabio Kapelo. Ish-trajneri i mirënjohur italian është shprehur se Stiler e shkatërroi lojën me vendimet e tij.

“Arbitri e shkatërroi lojën, ai nuk ishte njeriu i fundit dhe po shkonte jashtë. Ishte e verdhë. Unë kam një dyshim pas penalltisë që nuk i dha dje Lacios do të ishte mirë që Atalanta të ishte në gjendje të luante në kushte të barabarta një sfidë aq të rëndësishme sa ajo kundër Realit.

Mund të kalosh gjithsesi, për të fituar mjafton të shënosh një gol dhe të mos pësosh. Atalanta pësoi një gol që mund të shmangej, por u ndëshkua dhe ishte në gjendje të mbrohej mirë dhe të kundërpërgjigjej. U dënua nga një gol i një lojtari që gjuan pak djathtas. Edhe Zidan ishte gjithashtu mosbesues, e patë se si qeshi? Atalanta ishte e pafat, por ata mund të luajnë në Madrid”, ka thënë Fabio Kapelo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online