(VIDEO) Goli ndaj Juves shkaktoi “tërmet” në Napoli!

A mundet një gol që të inteferojë me natyrën? Ndoshta… Në Napoli, kryesisht, ndodh shpesh kjo gjë, sa herë luhet për një objektiv të rëndësishëm. Dhe kështu, goli i Kulibalisë ndaj Juventusit, ka lënë gjurmë. Jo vetëm ka gëzuar gjithë anti-juventinët, interistët sidomos, por edhe një qytet.

Qendra Sismologjike Euro Mesdhetare, në fakt, duke elaboruar të dhënat e Ingv, ka dalluar një event të ngjashëm me një tërmet në zonën e Fuorigrotës në koincidencë me golin e shënuat ndaj bardhezinjve nga senegalezi.

Fuorigrota, ose ndryshe zona “San Paolo”, një nga zemrat e qytetit ku rreh shumë pasioni axurr. Bëhet fjalë për thjesht “vibracione” të lidhura me lëvizjen simultane të një numri të madh personash, një event që ishte regjistruar edhe më 22 nëntor 2011 në rast të ndeshjes Napoli-Siti, me golin e Kavanit: në atë moment, toka u dridh po kaq herë, ashtu si ishte edhe në vitet ’80 me Maradonën.

Por, këtë herë habit fakti se tronditja ka ndodhur në një ndeshje të fituar në transfertë nga Napoli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online