Skënderbeu: Apel pa vlerë, shihemi në CAS!

Skënderbeu është paraqitur sot para Apelit në UEFA, duke çuar edhe futbollistë e ish-futbollistë për të dëshmuar, por natyrisht nuk është se ka ndonjë vlerë të madhe, pasi UEFA e ka ndarë mendjen dhe dëshmitarët e Skënderbeut nuk kanë bërë gjë tjetër veçse kanë anë mohuar kategorikisht akuzat e ngritura nga inspektorët e UEFA-s. Ndërkaq, klubi Skënderbeu ka dalë me një deklaratë për mediat, ku sqaron se beteja e vërtetë është në CAS.

– Deklaratë për shtyp!

Sot, më datë 26.04.2018, është zhvilluar seanca dëgjimore në komisionin e apelit pranë UEFA-s, lidhur me dënimin disiplinor ndaj Klubit të Futbollit ‘Skënderbeu’ me përjashtim për një periudhë 10 vjeçare nga kompeticionet europiane dhe caktimin e një mase disiplinore financiare në vlerën 1 milion euro nga komisioni i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës të UEFA-s.

Përfaqësuesit tanë ligjorë, kanë argumentuar sërish para trupës gjykuese të UEFA-s mospërfshirjen dhe pafajësinë e plotë të klubit në veprimtaritë e pretenduara nga Inspektorët e Disiplinës të UEFA-s.

Në seancën e zhvilluar sot në Nyon, para trupës gjykuese kanë dëshmuar pjesatarë të stafit drejtues, lojtarë aktualë dhe ish lojtarë të Skënderbeut, të cilët kanë mohuar kategorikisht akuzat e ngritura nga inspektorët e UEFA-s.

Duke marrë në konsideratë ekzistencën e një marrëdhënie institucionale ndërmjet organeve gjykuese, Klubi i Futbollit ‘Skënderbeu’ rikonfirmon edhe njëherë mosbesimin për drejtësi në këtë fazë fillestare të procesit dhe shprehim edhe njëherë bindjen e plotë se strategjia e ndjekur nga bashkëpunëtorët tanë do të japë rezultatet e pritura në CAS, (Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv).

Me respekt,

Zyra për shtyp KF Skënderbeu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online