VIDEO/ Goli i Zhegrovës në minutën e fundit ishte “qershia mbi tortë”, lojtari shqiptar e bën sefte në Francë

Lilë ka marrë një fitore të thellë 4-0 kundër Klermon Fut 63. Në listën e golashënuesve pati vend edhe për Edon Zhegrovën, i cili hyri në fushë në minutën e 83-të, por gjeti shumë shpejt mënyrën për të tundur rrjetën kundërshtare.

Goli i sulmuesit shqiptar erdhi në minutën e fundit të kohës së rregullt dhe ishte “qershia mbi tortë” e ndeshjes. Me një goditje nga distanca, Zhegrova e dërgon topin në cepin e portës, duke mos i dhënë mundësi portierit për të shmangur golin. Ky ishte edhe goli i parë për anësorin dardan në kampionatin francez./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online