VIDEO/ Goli i vitit vjen nga Dinamo e Zagrabit, lojtari realizon një perlë me roveshatë në “play off” të Champions League

Dinamo e Zagrabit po udhëheq me rezultatin 2-1 ndeshjen e vlefshmë për fazën “play off” të Champions League-s. Bodo/Glimt-i fitoi përballjen e parë minimalisht 1-0 dhe tashmë nevojiten edhe 30 minuta shtesë për të përcaktuar ekipin që do të mbërrijë në grupet e kompeticionit më të lakmuar për klube.

Por përpos rezultatit, diçka ka rënë në sy në këtë sfidë. Bëhet fjalë për golin e dytë të kroatëve. Petkoviç ka shënuar golin e vitit, teksa realizon një perlë nga brenda zone. Një ulje mjeshtërore e topit dhe më pas kthesa për të goditur me roveshatë, e cila e ndal më pas topin në rrjetë. Një gol i mrekullueshëm që padyshim do të mbahet mend gjatë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/croatiansport/status/1562524539283578880

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online