“Erdha këtu për të luajtur në Champions League“/ Lojtari shqiptar nuk i bëri mirë llogaritë për largimin nga La Liga, ekipi eliminohet në “play off”

Ëndrra e Enis Bardhit do të vijojë të mbetet e tillë edhe për të paktën një sezon. Futbollisti shqiptar nuk arrin të përmbushë objektivin e tij, teksa Trabzonspori është eliminuar pak më parë nga Kopenhageni. Turqit barazuan sot 0-0 në shtëpi, por humbja 2-1 në Danimarkë dërgon Kopenhagenin në fazën e grupeve të Champions League.

Enis Bardhi duket se nuk i bëri mirë llogaritë për largimin e tij nga La Liga. Arsyeja e lëvizjes së tij ishte kualikimi për në grupet e Champions League-s, por diçka e tillë u bë e pamundur mbrëmjen e sotme.

“Erdha këtu për të  përmbushur ëndrrën time dhe për të luajtur në Champions League”, ishin fjalët e thëna nga mesfushori shqiptar në monentin kur shkoi për të firmosur kontratën. Por tashmë Trabzonsporit i duhet të luajë në grupet e Europa League-s, pasi janë eliminuar në fazën “play off”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online