VIDEO | Goli i vitit shënohet nga një milanist, shijoni kryeveprën e 15-vjeçarit!

Gabriele Alesi është vetëm 15 vjeç, luan në rolin e mesfushorit të avancuar me Milanin U15 dhe ka shënuar një gol të pabesueshëm. Në ndeshjen kundër moshatarëve të Veronës, kuqezinjtë po fitonin 1-0.

Në minutat shtesë të ndeshjes, Verona barazon rezultatin. Milanistëve të vegjël u duhej fitorja për të qëndruar në vendin e parë. Mërzitja e pësimit të golit në fund largohet menjëherë nga kryevepra e Alesit dhe të gjithë në qiellin e shtatë.

Sapo Milani rinis lojën, fantazisti lëshon një predhë nga mesi i fushës. Trajektore e mrekullueshme, topi në rrjetë, Milani në vendin e parë dhe të gjithë vrapojnë si të çmendur nga magjia që sapo kanë shijuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online