VIDEO/ Goli i Rrahmanit i vlen statistikave, Barcelona eliminon Napolin dhe shkon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Barcelona është në çerekfinale. Katalanasit kanë mposhtur me rezultatin 3-1 Napolin. Dy gola të shpejtë befasuan të kaltrit. Fermin Lopezi zhbllokoi rezultatin në minutën e 15, ndërsa vetëm 2 minuta më vonë Zhoao Kanseloja dyfishoi rezultatin.

Napoli u kundërpërgjigj në minutën e 30, kur Amir Rrahmani ngushtoi diferencat. Megjithatë goli i mbrojtësit shqiptar i vlen vetëm statistikave. Robert Levandovski mbylli përfundimisht historinë e kualifikimit në minutën e 83-të, kur shënoi golin e 3-të për Barcelonën. Katalanasit prenë kështu biletën për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, fazë në të cilën nuk shkonte që prej 4 vitesh./Halit Delibashi-Sport Ekspres/