“Njerëzit nuk besuan tek unë”, Xavi krenohet pas kualifikimit: Jemi në 8 më të mirët të Europës

Barcelona është kualifikuar për në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve pas 4 viteve. Katalanasit kanë eliminuar Napolin mbrëmjen e sotme, duke fituar me rezultat të përgjithshëm të të dyja ndeshjeve 4-2. Xavi Hernandezi është krenuar me këtë sukses, duke e theksuar faktin se tashmë Barcelona është një nga 8 skuadrat më të mira të Europës.

“Njerëzit nuk besuan tek unë. E thashë që ekipi do të çlirohej nëse unë do të lajmëroja vendimin tim për të hapur krahun në fund të sezonit. Tani jemi në çerekfinale, si një nga 8 ekipet më të mira të Europës. Sot treguam se jemi një ekip i nivelit të Ligës së Kampionëve”, ka thënë Xavi Hernandezi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/