VIDEO/ Amir Rrahmani bën rolin e sulmuesit, i shënon Barcelonës në Champions League

Amir Rrahmani ka shënuar sot një nga golat që do ta mbajë mend gjatë. Futbollisti shqiptar ka bërë rolin e sulmuesit në përballjen e sotme kundër Barcelonës, duke gjetur rrugën e rrjetës përballë katalanasve.

Napoletanët ndërtuan një aksion mjaft të bukur në minutën e 30 të takimit, i cili më pas përfundoi me një goditje të saktë në brendësi të zoës nga Amir Rrahmani. Kapiteni i Kosovës i ngushtoi shifrat në 2-1 dhe rihap kështu lojën. Kujtojmë se skuadrat janë duke luajtur ende pjesën e parë të takimit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/