VIDEO/ Goli i parë vjen në portën e tij, Myrto Uzuni nuk e ka fatin te Ferencvarosh

0

Myrto Uzuni duket se nuk e ka pasur fatin me vete te Ferencvarosh. Talenti i Kombëtares shqiptare ka gjetur golin e parë me kampionët e Hungarisë, por fatkeqësisht për të do të vinte në portën e vetë. Ferencvarosh luan në kualifikueset e Champions League kundër një kundërshtari që Uzuni e njeh mjaft mirë, Dinamos së Zagrebit.

Takimi u zhbllokua shumë shpejt nga hungarezët, por në minutën e 22-të sulmuesi beratas shënon autogol për të dërguar sërish shifrat në baraspeshë. Një krosim i hedhur nga këndorja dhe në zonën e rreptësisht topi devijohet nga Uzuni për të hyrë në rrjetë.

Megjithatë futbollisti shqiptar i ka dëshmuar aftësitë e tij më parë dhe në lojë janë ende shumë minuta për t’u luajtur në mënyrë që të shlyejë atë gabim dhe të japë kontributin e tij në klualifikimin e Ferencvaroshit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.