Me përulësi! Nënvlerësim? Aspak, trajneri i Granadas e sheh si iluzion ndeshjen me Teutën në Europa League

Shorti i turit të dytë të Europa League nuk u tregua aspak bujar me Teutën, teksa përballë i rezervoi një skuadër nga La Liga, Granada. E nëse shohim diferencat vetëm në letër shumëkush mund të përfytyrojë që tani spanjollët në fazën tjetër. Por pavarësisht hendeqeve të mëdha që kanë të dy klubet me njëri-tjetrin, nënvlerësimi është një fjalë që te Granada nuk e njohin.

Trajneri Diego Martinez tregoi përulësi në konferencën për shtyp përpara sfidës së nesërme. Kreu i pankinës së spanjollëve liston arritjet e Teutës kohët e fundit, ndërsa nuk harron të kujtojë edhe të shkaurën e klubit të tij. Kjo është hera e parë për ta që marrin pjesë në një kompeticion europian, për këtë arsye ndeshjem me Teutën e sheh si një iluzion të bukur.

“Kemi pak kohë këtu dhe na është dhënë mirëseardhja me shumë mikpritje. Teuta një ekip i panjohur? Kur ishte radha jonë në short po, por në ditët e fundit kemi bërë një analizë të thellë. Është një skuadrër që vjen pasi ka eliminuar një ekip izraelit, vjen nga fitorja e Super Kupës dhe ne e dimë se do të jetë një ndeshje e vështirë.

Dieferencat mes Granadas dhe Teutës? Ne e bëmë debutimin tonë në këtë kompeticion  pas 90 viteve histori. Vetëm 15 vite më parë ky klub ishte në Kategorinë e Tretë. Është një iluzion i madh të jemi këtu“, ka deklaruar Diego Martinez./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online