Karma/ Crvena Zvezda shkon në vendin e Tiranës, eliminohet nga Champions League

0

Fati do ta dërgonte Crvena Zvezdën në turin e tretë të Champions League. Kjo skuadër nuk bëri asgjë ndaj Tiranës për të merituar kualifikimin, madje bardheblutë i dominuan në çdo aspekt. Por pavarësisht mënyrës së lojës, shanset e humbura të Tiranës do e dërgonin kampionen e Serbisë në turin tjetër.

Këtë herë është fati që e eliminon Zvezdën, që në Serbi ka bërë një nisje spektakolare të kampionatit duke fituar të gjitha takimet. Ekipi i drejtuar nga Stankovic do të barazonte 1-1 ndaj Omonia Nikosia, për t’u eliminuar në ruletën ruse. Atje futbollistët serb do të gabonin në dy raste, ndërsa vendasit ishin të saktë në të katër ekzekutimet.

Tashmë Zvezda është eliminuar nga Champions League dhe shkon në vendin ku ndodhet edhe Tirana, Play Off-in e Europa League. Karma, mëse e merituar kjo pasi edhe te bardheblutë nuk do t’i besonin syve nëse kundërshtari që e dominuan në 90 minuta të mbërrinte në grupet e Champions League. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.