Rusi ka marrë fitoren e parë në Europian falë golit të Miranchuk. Pas humbjes së pësuar me Belgjikën janë grumbulluar tre pikët e para kundër Finlandës. Ndeshja nuk ishte aspak e lehtë me sulmuesin kundërshtar Puki që ishte rrezik konstant për portën e Sofanov.
Ndërkohë goli i takimit ka ardhur në minutën e 45. Miranchuk do të ndalte me finesë topi në trekëndësh duke e bërë të pamundur për portierin kundërshtar që të reagonte. Nga ana tjetër kjo ishte humbje e parë për Finlandën që bëri surprizën kundër Danimarkës në ndeshjen e polemikave. Shumëkush mendonte se ajo përballje ku Eriksen ra pa ndjenja në fushën e lojës nuk duhej të kishte vazhduar pasi lojtarët danezë ishin në shok. /Sport Ekspres/
WHAT A BEAUTIFUL GOAL FROM MIRANCHUK?
Russia (-180) take a 1-0 lead?? pic.twitter.com/RK7xv4Apk5
— PointsBet Sportsbook (@PointsBetUSA) June 16, 2021