VIDEO/ Goli i Manajt përfundon në tre më të bukurit e Barcelonës, votat e tifozëve zgjedhin golin më të mirë të parasezonit

Rei Manaj ka lënë pas një fazë përgatitore të shkëlqyer. Sulmuesi shqiptar ishte golashënuesi më i mirë i Barcelonës në këto takime miqësore, ku serinë e tij të golave e hapi me një super realizim kundër Gimnastic Tarragona. Rrjeta e tundur e Manajt ka përfunduar në tre më të bukurit e kësaj faze, teksa ka qenë vetë klubi i Barçës që e ka renditur përkrahë golit të Riqui Puig kundër Juventusit dhe të Depay-t kundër Stuttgart.

Kanë qenë tifozët ata që në fund thanë fjalën e tyre, duke zgjedhur me votat e tyre golin më të mirë të parasezonit. Fituesi është Riqui Puig me golin e shënuar ndaj Juventusit, që ishte edhe i fundit i shënuar nga Barcelona në fazën përgatitore për sezonin e ri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online