VIDEO | Kamza lë fundin mes drithërimash, Luftëtari në krizë

Luftëtari e reflektonkrizën e gjithanshme edhe në fushën e blertë. Gjirokastritët janë mundur ngaKamza me rezultatin minimal 1-0 dhe bëhet fjalë për një ndeshje të dominuar ngaekipi i drejtuar prej trajnerit Ernest Gjoka.

Dominim i Kamzës në 45 minutat e para. Disa tentativa për gol dhe pas gati gjysmë ore loje ishte Masato Fukui ai i cili me kokë arriti të mposhtë portierin Ruçi. Ky gol mbeti në fuqi deri në fund dhe Kamza mund të festojë, pasi ka lënë vendin e fundit për momentin.

Në fraksionin e dytë të lojës Kamza mund ta mbyllte ndeshjen me Roloviç, por ndeshja mund të kishte edhe fund tjetër. Në minutat e fundit Arrabal shpëtoi vendasit, duke shmangur golin e barazimit. Mes drithërimave ndeshja iu mbyll 0-0 dhe tanimë Luftëtari është një pikë larg vendit të parafundit, që mbahet nga Kamza.

Kategoria Superiore – Java 16

E diel, më 9 dhjetor, ora 13:30
Stadiumi “Kamza”, Kamzë

KAMZA-LUFTËTARI 1-0
Shënues: Fukui 33′

Kamza: Avdyli, Idrizaj, Teqja (Mehmeti 59′), Beqiri (Rezi 38′), Bonani, Frashëri, Arrabal, Malaj, Fukui,Plaku, Martinena. Trajner: Ernest Gjoka
Luftëtari: Ruçi, Demo (Radoviç 64′), R. Hoxha,Janiçiç, Xhekson, Aleksi, Rapa, Rroca, Ymeraj (Rapo 59′), Milosavljev (Dunga 83′), Shkurtaj. Trajner: Gentian Mezani

Gjyqtarë: Kreshnik Barjamaj, Gernat Qirici, Maringlen Llukmani, Klodian Shahini
Kartonë të verdhë: Fukui 51′, Arrabal 67′, Martinena 72′, Plaku 77′, Mehmeti 87′ / Aleksi 52′
Delegat: Besnik Çela; Vëzhgues: Idriz Gashi

EPISODET –
92′ – Dunga godet fort nga jashtë zone, pret portieri Avdyli i sigurt. Frymëmarrje te Kamza.
90′ – Arrabal ka shpëtuar Kamzën, duke larguar një top në vijën fatale. Janiçiç me kokë iu afrua golit pas krosimit të Radoviç.
88′ – Roloviç gjuan diagonal brenda zonës, topi shkon ngjitur me shtyllën pingule. Kamza pranë golit të dytë
85′ – Malaj me kokë tenton portën pas një krosimi nga këndi, topi jashtë kuadratit.
80′ – Zëvendësimi i tretë për Kamzën, Martinena del dhe futet Roloviç.
77′ – Plaku, në tentativë për të kapur topin,është përplasur me portierin Ruçi. Faull dhe karton i verdhë për sulmuesin e Kamzës.


61′ – Luftëtari i afrohet golit. Demo tentoi fillimisht, por topi u devijua dhe mbeti në zonë. Me kokë një nga gjirokastritët kërkoi kuadratin, portieri Avdyli kontrolloi topin.
59′ – Olsi Teqja la fushën e blertë dhe në vend të tij u aktivizua Xhuljo Mehmeti. Edhe Luftëtari bëri zëvendësim. Rapo u fut në vend të Ymerajt.
38′ – Beqiri është dëmtuar dhe ka lënë fushën e lojës me barelë. Rezi zuri vendin e tij.
33′ – Kros nga këndi, Masato Fukui me kokë ka devijuar topin dhe e ka dërguar në rrjetë.


29′ – Fukui tenton me kokë, gjuajtja e japonezit i ndodhur në shtyllën e parë ishte e pasaktë.
17′ – Malaj kroson në zonë, Frashëri me kokë gjuan dhe e dërgon topin mbi traun e portës.
14′ – Krosim nga këndi, Martinena me kokë e çon topin në shtyllën e dytë. Frashëri aty pranë e devijon dot sferën drejt rrjetës.
10′ – Goditje këndi për Kamzën, topi i mbetur në zonë devijohet nga Fukui. Japonezi i pasaktë me goditjen e tij.
6′ – Malaj provon nga distanca pas një topi të kthyer, gjuajtja e mesfushorit shqiptar nga Kosova nuk ka shënjestrën e duhur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online