VIDEO/ Goli i çmendur me parabël nga jashtë zone, Bajerni shtang Borusian në klasiken e Bundesligës

Klasikja e Gjermanisë ka mbyllur pjesën e parë të ndeshjes, e cila qendroi me porta të paprekura deri në minutën e 43-të, kur Bayerni ndëshkon Dortmundin me një gol për kornizë. Të gjithë sytë ishin kthyer nga dueli i sulmit mes Erling Haland dhe Robert Levandovski, por shpëtimtari në fraksionin e parë të lojës ishte dikush tjetër që më pak e prisnin.

Xhoshua Kimish ka mposhtur portierin Burki me një perlë të vërtetë. Një parabël nga jashtë zone lë të pafuqishëm gardianin kundërshtar, i cili edhe pse arriti ta prekte topin, nuk ia ndryshoi dot trajektoren, por në fund u detyrua të nxirrte nga rrjeta. Bavarezët shkojnë kështu të buzëqeshur dhe të çliruar në dhomën e zhveshjes, ndërsa Dortmund do të shfrytëzojë pushimin për të mbledhur forcat e për të përmbysur gjithçka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online