Si tek filmi i Micheal Jordan, shoku i ekipit beson: Leo Messi mund të fitojë Botërorin në “kërcimin e fundit” me Argjentinën

0

Lionel Messi do të kërkoje të fitojë me patjetër Kupën e Botës 2022 me Argjentinën. 6 herë fituesi i Topit të Artë ka përjetuar shumë zhgënjime në nivelin ndërkombëtar me përfaqësuesen argjentinase që nga fitimi i medaljse së arit në Lojrat Olimpike në 2008.

Shoku i tij i skuadrës në Kombëtare, Lucas Biglia, i cili aktivizohet në radhët e ekipit të Milanit, thotë se Messi do ta mbyllë me një “ kërcim të fundit” duke fituar botërorin, i cili është i vetmi trofe që i mungon “pleshtit” për të mbyllur njëherë e përgjithmonë debatin për lojtarin më të mirë të të gjitha kohërave.

“Pashë filmin “ Last Dance” të Micheal Jordan në Netflix, ku ai fitoi edhe në ndeshjen e fundit. Më pëlqeu shumë, dhe teksa shikoj Messi-n që stërvitet çdo ditë, më vjen të mendoj se edhe ai mund ta ketë një ‘Last Dance’ “,ka thënë Biglia./Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.