VIDEO | Goleadori Qose mahnit, vlerësimi i radhës në Sllovaki

Kristi Qose është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Ruzomberok dhe në takimin e fundit të skuadrës së tij ka arritur sërish të shënojë gol. Skuadra e tij mposhti 4-0 Zlate Moravce dhe mesfushori korçar arriti të realizojë golin e dytë të takimit.

Një gol i rëndësishëm që i dha qetësinë e duhur Ruzomberok, ekip që renditet në vendin e katërt në kampionatin sllovak. Goli dhe paraqitja e tij janë vlerësuar në Sllovaki, teksa mesfushori është përfshirë në formacionin më të mirë të javës së 19-të.

Për Qosen ishte goli i gjashtë sezonal në kampionat dhe mesfushori është shënuesi i dytë më i mirë në skuadër. Korçari sigurisht nuk e kishte menduar se do të arrinte të shënonte kaq shumë, duke qenë një mesfushor me tipare mbrojtëse. Gjithsesi ia ka dalë me sukses dhe me shumë mundësi në verë pritet të transferohet në një kampionat më të fortë.

Ofertat nuk i kanë munguar dhe dëshira e tij është e  madhe që të transferohet në Serie A, një kampionat që sipas 23-vjeçarit i përshtatet për stilin e lojës. Ëndrra tjetër e madhe është marrja e një ftese nga kombëtarja. De Biazi e ka ftuar disa vite më parë, kur ai ishte një nga më të spikaturit te Shqipëria U21.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online