Suedezët janë të ftohtë dhe rrallë e shfaqin entuziazmin? Ia futin kot dhe për këtë mjafton të shohim ndeshjen e fundit të AIK-ut në kampionatin suedez, kundër Malmos së Egzon Binakut.
Një ndeshje e çmendur, që në shtesën pa fund (nga 5 minuta shkoi në 9) u kthye në një betejë për shkak të një goli vendimtar për fatet e titullit.
Tre javë para fundit, AIK kryeson kampionatin suedez, por e ka Norrkoping shumë pranë dhe sfida ndaj Malmos vlerë shumë.
Malmo luan për vendin e tretë, që të shkojë në Europa League, ndërsa shënoi në fillim të pjesës së dytë.
Në minutën e 97-të goditje dënimi për AIK dhe Sebastian Larson, mesfushori i njohur i kombëtares, shënoi një gol të mrekullueshëm.
Gëzimi i tij kaloi çdo kufi, sepse vrapo drejt stolit të Malmos, duke i provokuar me festimin e tij, aq sa për pak sa nuk plasi boksi masiv.
Karton i kuq për Larson, edhe pse ishte i verdhë i dytë, ndërsa protestat e tij ishin të kota, pasi dukej qartë që provokoi dhe u tall me kundërshtarët.