Valon Et’hemi ka shënuar një tjetër gol me peshë të rëndë në Turqi. Instabulspori arriti që të fitonte në transfertë me shifrat 0-1 ndaj Ankaragucu. Realizimi i vetëm erdhi nga lojtari shqiptar që gjeti bukur rrjetën në minutën e 23 të takimit.
Ky rezultat do të fiksohej deri në minutat e fundit të takimit. Ndërkohë kjo ishte humbja e parë për Ankaragucu pas shumë kohësh, teksa kishte 6 fitore radhazi në kampionat. Pas këtyre tre pikëve, Instabulspor ngjitet në vendin e 5 dhe kanë shanse reale për të shpresuar për ngjitjen në elitë. /Sport Ekspres/
Tebrikler ?? @istanbulspor 9 ki?i ile destan yazd?n?z @Ankaragucu ne evinde yenilmezli?i tatt?rd?n?z .Bravo Alk??? hakettiniz ???? pic.twitter.com/nqXnqm1MVF
— Metin Çakmak ?? (@metincakmakk) February 12, 2022