VIDEO/ Gol me akrobaci dhe pastaj vjen panenka! Bernard Berisha nuk përmbahet kundër Zenitit

Nga Klaudio Ndreca

Bernard Berisha është duke kaluar një formë të jashtëzakonshme te Akhmat Grozny. Mbetet ende e pashpjegueshme sesi trajneri Shaland zgjedh që ta mbajë në stol në rastin më të mirë dhe ta lërë jashtë listës së Kosovës në më të keqin këtë futbollist, i cili po tregon në çdo javë vlerat në Rusi.

Këtë herë Akhmat Grozni ka barazuar në shifrat 2-2 kundër Zenitit kryesues në Rusi dhe të dy golat erdhën nga Bernard Berisha. Kur rezultati ishte 0-1, në minutën e 26, Berisha merr një pasim fantastik nga krahu i djathtë dhe me akrobaci i është përgjigjur asistit të nivelit të lartë.

E njëjta panoramë është paraqitur edhe në pjesën e dytë ku fillimisht ish-mbrojtësi i Liverpulit, Dejan Lovren, i ka sjellë avantazhin e përkohshëm Zenitit. Më pas do të ishte sërish Bernard Berisha që pas ekzekutimit “të ftohtë” të panenkës i ka dhënë 1 ekipit Akhmat Groznit kundër Zenitit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online