Kukësi duhet të presë për fitoren e parë, Teuta e Martinit nuk lëshon terren në Durrës

LIVE, Teuta-Kukësi 0-0

Ditën e sotme janë luajtur të gjitha ndeshjet e Kategorisë Superiore, ku janë dhënë verdiktet e javës së 3-të. Kukësi duhet të presë ende për të shijuar fitoren e parë në kampionat, teksa nuk ka shkuar më tepër se një barazim 0-0 në “Niko Dovana“. Teuta e Martinit nuk lëshon terren në Durrës, duke bërë që skuadrat të ndajnë nga një pikë pas vërshëllimës përfundimtare të arbitrit.

Një nisje jo e mirë kjo për verilindorët, të cilët synojnë si gjithnjë titullin kampion në këtë sezon. Ndërkohë sa i përket Teutës, ecuria në këto ndeshje të para mund të konsiderohet si pozitive, pasi nuk janë mposhtur asnjë herë në këto 3 javë kampionat. Megjithatë rruga deri në fudn është e gjatë dhe është ende herët për të pasur një tablo të përgjithshme të Superiores./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Teuta: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kuros, Aleksi, Avdyli, E. Vila, L. Vila, Bregu, Hebaj

Kukësi: Tafa, Dragoshi, Horiç, Bytyçi, Demiri, Ymeri, Lulaj, Taipi, Ibraimi, Gashi, Leiria

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online