(VIDEO) Gol edhe në Kupë, Sadiku pranë rekordit!

Pas “rrebeshit” të kritikave, Armando Sadiku rikthehet te goli me Legian e Varshavës, edhe pse në Kupën e Polonisë, ndaj skuadrës së ligës së dytë, Visla Pulavi, teksa do të mbyllte kështu rezultatin final në 1-4. Një kthesë klasike e tij, duke depërtuar në zonën e rreptësisë dhe duke lëshuar një silurë.

Praktikisht, si një mesazh i një futbollisti që është ndjerë i frustruar nga kritikat e marra si nga shtypi, ashtu edhe nga tifozeria. Sadiku, deri tani, ka luajtur në të tre kompeticionet me Legian, duke shënuar në të tre: kampionat, Champions dhe Kupë Polonie. Nëse shënon edhe në Europa League, atëherë do të ishte diçka e veçantë. Janë 3 golat për të deri tani.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online