Atletico Madrid dhe Manchester United kanë zhvilluar një ndeshje të denjë për Champions League. Spanjollët e Simeones e kanë nisur vrullshëm këtë sfidë, teksa arrijnë të gjejnë golin që në minutën e 7, atëherë kur Joao Fellix shkund rrjetën e “djajve të kuq”.
Madrilenët janë të rrezikshëm përgjatë ndeshjes duke mos i lënë hapësira kundërshtarëve dhe duke i kapur shpesh herë në kundërsulme. Manchester United nuk kishte regjustruar ende një goditje në portë deri në minutën e 80, moment ky në të cilin Elanga, i sapo futur në fushën e lojës, përfiton nga pakujdesia e mbrojtjes spanjolle dhe e dërgon topin pas shpinës së Oblakut. Të dyja skuadrat hidhen më pas në kërkim të golit të fitores, ndërsa Atletico i ka shkuar fare pranë, por traversa i mohon festën Griezmann-it./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Elanga goal for Manchester United against Athletico Madrid pic.twitter.com/883Eb7UPks
— Live News (@LiveNewsForAll_) February 23, 2022