VIDEO/ Nuk ka fitues edhe pas 4 golave në “Estadio da Luz”, Benfica dhe Ajax-i dhurojnë spektakël për tifozët

Nuk ka fitues në “Estadio da Luz”, teksa Benfica dhe Ajax u ndanë në barazimin 2-2. Pjesa e parë ishte një nga më të bukurat e këtij kompeticioni, me sulme të njëpasnjëshme të të dyja skuadrave. Në minutën e 18-të, pas një krosimi në zonë, Dusan Tadic e bëri mjaft të lehtë shënimin e golit. Në minutën e 26-të Haller shënoi autogol në portën e tij, por vetëm 3 minuta më vonë korigjon gabimin duke i cuar shifrat në 1-2.

Në pjesën e dytë loja u bë mjaft e ashpër, ku numri i kartonave të verdhë shkoi në 5. Në të 72-tën Yaremchuk barazoi shifrat në 2-2. Me rregullin e hequr të golit në fushën kundërshtare, gjithçka mbetet e hapur në ndeshjen e kthimit./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online