Refik Halili gati edhe dhuratën për tifozët e Tiranës: E vërteta e premios, Osmani nuk bën llafe

Tirana po vazhdon ecurinë fantastike të rezultateve që kur në krye ka ardhur trajneri Egbo. Në ditën e sotme është fituar ndaj Teutës në shifrat 2-1, ndaj skuadrës së Martinit që ka vlera të mëdha dhe objektiva të larta për këtë kampionat.

Gëzimin nuk e fsheh as presidenti i bardhebluve, Halili, megjithëse kërkon që ta mbajë ekipin me këmbë në tokë. Në deklaratën për mediat pas ndeshjes, sipas asaj që raporton “Balkanëeb”, nuk harrohen as tifozët. Ndër premtimet e bëra është edhe një ndeshje falas për tifozët që nuk do të paguajnë biletën, ndërsa pritet të shihet se për kë takim bëhet fjalë. Halili ka sqaruar edhe zëra për premion e tre milionë lekëve të reja, duke mohuar vërtetësinë e saj.

“Është shumë shpejt për të folur për punë titulli. Kam folur edhe me skuadrën, edhe me drejtuesit. Kemi bërë takime të shpeshta. Të rrimë me këmbë në tokë dhe t’i marrim ndeshjet 1 dhe nga 1. Nuk duhet të mendojmë për ndeshjet e tjera, përveç se asaj të radhës.

Më duket se skuadra ka gjetur veten (për mos i marrë sysh). Është aty ku duhet të ishte nga ndeshja në ndeshje, po punojmë, skuadra po shkon mirë. Na ka ndihmuar edhe fati. Shpresojmë që të vazhdojmë në këtë rrugë. Kontingjent lojtarësh kam goxha. Merkato është edhe e mirë, por është dhe shumë e rrezikshme. Konkurrenca nganjëherë nuk bën edhe mirë shumë. Egbosë i kemi plotësuar çdo dëshirë.

E kemi vrarë shumë mendjen për qendërmbrojtës, por nuk ka pasur të lirë. As në Kosovë, as në Maqedoni. Sidibe do të mbulojë qendrën e mbrojtës nëse do të jetë nevoja. Pa tifozë nuk ka festë, pa tifozë, nuk ka futboll. Përzgjedhjen e stadiumit e kanë bërë edhe lojtarët. Dëshira ka qenë shumë e madhe e imja për ta bërë këtu.

Kemi edhe 2 ndeshje të tjera që do t’i luajmë me Kukësin dhe Partizanin. I bën mirë skuadrës. Për tifozat do të mendojmë që t’ia shpërblejmë shpenzimin që ata bënë. Shpresojmë që t’ia lajmë në vazhdimësi. Do ta bëjmë falas një ndeshje, për të mos i dëmtuar ekonomikisht.

Karabeci? Nuk mund të flas fare. Kemi parë që edhe lojtarë të mëdhenj të botës futen në momentin e fundit. Nuk është problem për mua dhe për skuadrën.

E shikoj që ka një bashkim të grupit, por ka dhe shumë gjëra të tjera. Pra nuk ka grindje brenda. Nuk ka njerëz të cilët duhet ta pengojnë skuadrën. Ka pasur më përpara padashje. Osmani që ka qenë lider në skuadër, qëndron në stol dhe nuk bën llafe. Kur i nevojitet trajnerit është i gatshëm të luajë. Kjo i sjell ekuilibra të mira skuadrës.

Nuk është e vërtetë që kishte premie 3 milionë lekë të reja. Premio ka pasur, por nuk ka qenë aq e madhe ka qenë e vogël”, ka thënë Halili. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online