VIDEO/ Gjuajtje perfekte me topin në ajër, Myrto Uzuni nuk ndalet me gola në Hungari

Myrto Uzuni vazhdon shkëlqimin e tij në Hungari. Sulmuesi shqiptar nuk ka të ndalur me gola këtë sezon, ku pak më parë ka shënuar të 8-tin me fanellën e Ferencvaroshit. Kampionët e kampionatit hungarez janë duke udhëhequr me shifrat 1-0 dhe është pikërisht goli i ardhur nga këmba e Uzunit ai që i ka dhuruar epërsinë.

Me gjuajtje perfekte nga jashtë zone, teksa topi ishte ende në ajër, sulmuesi shqiptar e dërgon sferën ngjitur me shtyllën në cepin e portës. Një ekzekutim për notën 10 ky i 25-vjeçarit, që zgjedh teknikën në një moment kur të gjithë prisnin një gjuajtje të fuqishme drejt portës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online