VIDEO/ Bota e futbollit përgatitet për epokën Haland, ylli i Dortmundit shënon supergol në derbin me Shalken

Për vite me radhë froni i takon dyeshes Mesi-Ronaldo, të cilët së bashku i kanë treguar botës se ishin në një tjetër nivel. Por mosha e tyre nuk premton gjatë dhe është koha për ti lënë vendin fenomenëve të rinj. Bota e futbollit po përgatitet për epokën e Haland dhe e ardhmja në futboll duket se do i përkasë e gjitha atij.

Ylli i Dortmundit ka dëshmuar edhe një herë tjetër klasin e tij, duke shënuar një supergol në derbin e sotëm kundër Shalkes. Verdhezinjtë triumfuan me shifrat e thella 0-4 ndaj ekipit të Mustafit, ndërsa Haland la gjurmët e tij me dopietën e realizuar.

Megjithatë një vëmendje të veçantë ka marrë goli i tij i parë, ku pasi i shkëputet mbulimit të mbrojtësit kundërshtar në zonë tund rrjetën me një gjysmë roveshatë. Një realizim perfekti ky nga Haland, që menjëherë ka nisur të bëjë xhiron në rrjetë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/ouicommeyes/status/1363200011601903616

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online