VIDEO/ Gjimshiti bën Atalantën të flasi shqip, FSHF-ja e uron mbrojtësin shqiptar për ditën e veçantë

Berat Gjimshiti feston sot ditëlindjen e tij të 28-të. Mbrojtësi shqiptar ka marë një urim nga Federata Shqiptare e Futbollit në rrjetin social “Twitter“. “Gëzuar ditëlindjen e 28 BeratnGjimshiti. Familja e madhe e futbollit të uron shëndet e plot suksese në karrierë! “- shkruhet në rrjerin social “Twitter“.

Gjithashtu dhe skuadra e Atalantës nuk ka ngurruar të urojë mbrojtësin e saj si në gjuhën italiane edhe atë shqiptare. Për ta respektuar sa më mirë Beratin, faqja zyrtare ka postuar dhe golin e tij të parë me këtë skuadër.

Arritjet e shqiptarit në futbollin italian janë të paimagjinueshme. Tek skuadra e Atalantës Gjimshiti ka pozicionin e padiskutuar të titullarit dhe vazhdon të përmirësohet. Javën tjetër 28-vjeçari do të hyjë në histori duke luajtur përballë Realit të Madridit./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *