“E kam parë në Superiore”, trajneri i Legias flet për Ernest Muçin: Ia njoh klasin këtij sulmuesi

Ernest Muçi është drejt mbërritjes te Legia e Varshavës, ndërsa ajo që mungon është vetëm zyrtarizimi i tij me kampionët e Polonisë. Mediat në këtë vend e quajnë të mbyllur arritjen e marrëveshjes me Tiranën, për të blerë përfundimisht kartonin e shumëkërkuar në futbollin shqiptar.

Por teksa jemi ende në pritje të detajeve dhe zhvillimeve të reja, trajneri i Legias, Czeslaë Michnieëicz, ka folur për Ernest Muçin. Një tjetër konfirmim këtu se këtë herë nuk bëhet fjalë për thashetheme mediatike, por kalimi i lojtarit të Tiranës duket i sigurt drejt Polonisë.

Teksa gazetarët e pyesin nëse Muçi do të cilësohet si një mbyllje ideale për merkaton e janarit, trajneri i ekipit polak është shprehur: “Nuk do të doja të flisja për një lojtar që nuk është ende lojtari ynë. Unë e njoh klasin e këtij futbollisti. Kam parë disa pjesë nga ndeshjet e tij në Superiore. Sigurisht që është lojtar shumë i mirë, por nuk do të doja që të flisja më tepër, pasi nuk është ende pjesë e jona sot”, ka thënë Michnieëicz. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online