Ka gjetur formën më të mirë me PSG-në, vëllai i Kean: Nga Juventusi e largoi Sarri, me Allegrin do të ishte ndryshe

Moise Kean po gëzon formën e tij më të mirë në radhët e PSG-së. I parë si një nga telentet e së ardhmes së Juventusit, sulmuesi i ri la skuadrën bardhezi pas ardhjes së Sarrit në stol. Sipas vëllait të tij Giovanni, largimi i Moise nuk ishte aspak çështje parash, por vetëm zgjedhje e trajnerit. Në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport“ ai shprehet se gjërat do të ishin ndryshe nëse Allegri do të mbetej përsëri në krye të pankinës.

“Unë mendoj se Juventusi nuk do të donte kurrë ta linte të shkonte. Nuk ishte çështje parash. Unë mendoj se ishte një zgjedhje e trajnerit që sapo kishte ardhur (Sarri). Po të kishte mbetur Allegri, Moise nuk do të ishte shitur kurrë.

A do të kishte qenë mirë në këtë Juve? Sigurisht, ai nuk do të kishte shumë probleme. Po flasim për një nga klubet më të mira në Europë dhe do të kishte pasur shumë konkurrencë. Dybala, Ronaldo, Morata… por yjet janë gjithashtu atje në sulmin e PSG. Icardi, për shembull, për mua është një nga më të fortët përreth. Por ai luajti më pak se Moise. Nëse dikush është i fortë, luaj kudo”, ka thënë vëllai i Moise Kean./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online