VIDEO | Gjesti i madh i grekëve, një “i plagosur” në fushë për titullin

0

PAOK-u i Selanikut siguroi titullin mbrëmjen e kaluar në Greqi pas plot 34 vitesh pritje. Një triumf që u festua çmendurisht, sidomos nga tifozët, që njihen si ndër më të zjarrtit në vendin helen.

Gjithsesi, jo vetëm tifozët, por edhe lojtarët kishin kohë që e prisnin një triumf të tillë, me në krye kapitenin Vierinja. Ishte pikërisht ky i fundit që me gjestin e tij në ndeshjen e luajtur mbrëmë, i mrekulloi të gjithë.

Portugezi është aktualisht i dëmtuar dhe do të jetë jashtë fushave për disa muaj, pasi bëhet fjalë për një dëmtim serioz. Sidoqoftë, ai e kishte vendosur që do të ishte në fushë në momentin që ekipi i tij shpallej kampion dhe ashtu bëri.

Pavarëisht dëmtimit, 33-vjeçari u fut në lojë në minutën e parë shtesë, duke bërë gjithë stadiumin të ngrihej në këmbë, me kapitenin që ishte në fushë në momentin që ekipi i tij u shpall kampion. Gjest fantastik nga luzitani…

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.