VIDEO/ Gjest i madh i trajnerit grek! Georges i rregullon flamurin shqiptar Florian Markut, sportisti mbi të gjitha

0

Florian Marku ka arritur që të fitojë duelin me Prodan dhe të shpallet kampion. Një triumf që Marku ia dedikon edhe trajnerit të tij grek, Georges Armagos. I lidhur me të që në vogëli, Floriani nuk e ka ndërruar trajnerin e tij.

“Më njeh më mirë nga të gjithë, brenda dhe jashtë ringut. Më ka stërvitur që i vogël. Nuk kanë lidhje këto historitë e luftërave Shqipëri-Greqi”, ka thënë Marku para ndeshjes.

Ndërkohë pas ndeshjes së djeshme, Florian Markut po i binte flamuri shqiptar në intervistë. Trajneri i tij grek u kujdes me gjestin e madh që sportistit të mos i binte simboli në asnjë moment, si të bëhej fjalë për prejardhjen e tij. /Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.