Portugali-Gjermani dhuroi gjithçka në këtë pjesë të parë, ku spektaktli nuk ka munguar për asnjë sekondë. Ronaldo nisi siparin e golave në minutën e 15-të, pas një kundërsulmi dhe një asisti të ardhur nga Diego Jota.
Pas këtij momenti Gjermania u hodh e tëra në sulm dhe në minutën e 35-të Ruben Diaz shënon autogol duke sjellë baraspeshën. Ndërsa vetëm 4 minuta më vonë ishte Guerreiro që shënoi në portën e tij, për t’i dërguar shifrat në 1-2. Pra tre gola të shënuar nga lojtarët e Portugalisë, ndërsa Gjermania po triumfon vetëm me presion. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/