VIDEO/ Gjasula shënon në të dyja portat, mesfushori shqiptar shlyen gabimin dhe i jep pikën ekipit të tij

Klaus Gjasula ka pasur një ndeshje me dy “fytyra” mbrëmjen e sotme. Mesfushori i Darmstadt-it ka gjetur dy herë rrugën e rrjetës, por e ka bërë diçka të tillë në të dyja portat. Lojtari i Kombëtares kuqezi gaboi në minutën e 22-të të takimit, kur me një devijim me kokë shënon autogol dhe kalon në avantazh Karlsruherin.

Pjesa e parë është vendosur pikërisht nga ky autogol, ndërsa fajin e ka shlyer menjëherë në fraksionin e dytë të lojës. Në minutën e 48 të ndeshjes Gjasula shfrytëzon një harkim nga goditja e këndit dhe me kokë e ndal topin pas shpinës së portierit kundërshtar duke barazuar shifrat në 1-1.

Gjatë kësaj sfide janë shënuar edhe dy gola të tjerë, teksa rezultati përfundimtar është fiksuar në 2-2. Darmstadti del me një pikë nga ky takim, duke qendruar në vendin e dytë të renditjes, vetëm një pikë larg kryesuesve të St. Paulit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *