“Jam krenar, nuk ankohem për rastet e humbura”, Brdariç sqaron situatën me Da Silvën: Kur ti dhembi koka në darkë do e kuptojë

Është mbyllur në barazim pa gola supersfida e javës së 16 të “Abissnet Superiores”. Nuk ka pasur fitues në klasiken e Shqipërisë mes Tiranës dhe Vllaznisë. Shkodranët kanë qenë dominues përgjatë 90 minutave, por në fund u mungoi goli për të kurorëzuar me fitore përpjekjet e bëra në fushën e lojës. Pas përfundimit të ndeshjes protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për emisionin “Gol pas Goli” në “SuperSport”.

Brdariç (Vllaznia): “Së pari jam krenar me paraqitjen e ekipit tim. Ishim të motivuar sot. Kishim vendosur objektivin për të marrë pikë, jo vetëm një pikë. Ajo që kemi për të përmirësuar është të gjejmë rrugën e rrjetës. Nuk do të ankohem për rastet e humbura. Ne punojmë dhe flasim gjatë gjithë javës për shënimin e golave. Mendoj se ishte një presion kohe që nuk ishte i mundur për të luajtur. Mjekët na sinjalizuan se duhej të zëvendësohej dhe unë ndërhyra shpejt. Kur je me një më pak është problem. Kështu që e zëvendësuam dhe kur lojtarët zëvendësohen duhet ta pranojnë.

Incidenti me Da Silvan? Mendoj se duhet të gjejmë një zgjidhje që të gjithë të jenë në kontroll. Kemi një grup të shëndetshëm dhe nuk duam që jashtë të mendojnë se kemi një grup konfuz. Brenda nesh kemi një komunikim të mirë. Ai duhet ta kuptojë se nuk ishte mirë dhe se duhet të ketë një sjellje më të mirë pas kësaj. Nuk ishte sepse ai luajti keq, por sepse kishte problem shëndetësor. Kur të ketë ndoshta një dhimbje koke gjatë darkës do e kuptojë përse e zëvendësuam sot“.

Shehi (Tirana): “Nuk ishim aty ku duhet. Kjo është edhe normale deri diku, sepse skuadra kur vjen pas pauzës nuk ka formën e vetë maksimale. Na mbetet për të punuar dhe për të sjellë skaudrën sa më shpejt në formën optimale. Në futboll ka edhe ditë të keqe dhe kjo ishte një nga ditët e këqija të tonat. Sot kemi vuajtur, në futboll ka edhe vuajtje. Sa i përket Ngosë, sigurisht që ndikon. Nuk arritëm të sillnim De Silvën në formën e duhur. Ishte presion i madh, sepse luajtëm ndaj një kundërshtari që nuk ka çfarë të humbasi. Janë kundërshtarë për titull, pavarësisht se janë 8 pikë larg. Sot ata dhanë gjithçka për gjithçka, ndërsa ne jemi në një pozicion më të favorshëm në renditje”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online