VIDEO/ Gega rikthehet me fitore në pankinë, Kukësi vazhdon marshimin drejt kreut në Superiore

LIVE, Kukësi-Apolonia 1-0, Eze 78′
Një rikthim më të bukur nuk mund të kishte për Skënder Gegën. Pas fitores së betejës me pandeminë, tashmë është rikthyer të bëjë të njëjtën gjë edhe në futboll. Kukësi ka mposhtur Apoloninë mbrëmjen e sotme me shifrat minimale 1-0.

Verilindorët janë zgjuar në minutën e 78 të takimit, atëherë kur Kuper bën mjaft mirë në krahë dhe shërben një top për Eze, i cili i pashqetësuar në zonë nuk e ka të vështirë të zhbllokojë shifrat. Kukësi merr një fitore të vlefshme dhe vijon ecurinë pozitive të rezultateve, duke nisur kështu një marshim drejt kreut të Superiores, që është edhe objektivi i tyre për këtë sezon./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Kukësi: Tafa, Dragoshi, Bytyçi, Lulaj, Demiri, Limaj, Taipi, Ibraimi, Mateus Leiria, Gashi, Eze

Apolonia: Harizaj, Sota, Agiare, Bumbar, Mihana, Smaçi, Mehmeti, Haxhiu, Kumani, Omeri, Ejoh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online