Demoralizimi i portierit shqiptar, trajneri i Lacios: Thomas, nuk të harroj! Një nga më të mirët e Serisë A

Trajneri Inzagi ka zgjedhur që edhe në përballjen kundër Spezias t’i besojë Pepe Reinës, për të ulur në stol Thomas Strakoshën. Kjo ishte ndeshja e dytë radhazi që tekniku i lacialëve ka zgjedhur portierin spanjoll për ta nisur nga minuta e parë. Ndërkohë Strakosha luajti në ndeshjen e fundit me Lacion kundër Udinezes, atje ku pësoi tre gola.

Sigurisht që e gjitha kjo rëndon në gjendjen psikologjike të portierit shqiptar që do ta shprehi edhe në të ardhmen. Mes dyshimeve të ngritura dhe të konfirmuara, gazetarët italianë e kanë pyetur Inzagin pas ndeshjes së sotme nëse këto zgjedhje të tij janë një spostim për Strakoshën. Megjithatë Inzagi ka zgjedhur që ta ngushëllojë disi duke u shprehur:

“Roli i portierit është shumë delikat. Strakosha është titullari ynë dhe do të vazhdoj që të jetë kur të rikuperohet. Ky nuk duhet të jetë një problem, por zgjidhje. Reina është duke bërë mirë dhe po na ndihmon. Por unë nuk e harroj Thomasin, është një më të mirët e Serisë A dhe ka qenë me ne për katër vite”, ka thënë Inzagi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online