VIDEO/ Një fund i çmendur në “Niko Dovana”, festa e Kastriotit zgjat vetëm 60 sekonda ndaj Teutës

LIVE, Teuta-Kastrioti 1-1, Okebugu 84’/ L. Vila 85′
Ka përfunduar në shifrat 1-1 takimi mes Teutës dhe Kastriotit i vlefshëm për javën e 6 të Kategorisë Superiore. Një sfidë kjo që ka rezervuar një fund të çmendur në “Niko Dovana”. Rezultati ka qenë 0-0 deri në minutën e 84-t të takimit, atëherë kur Kastrioti konfirmon veten si surpiza e këtij sezoni. Okebugu tund rrjetën e Teutës dhe ndez festën në kampin krutan.

Një festë kjo që në funs ka zgjatur vetëm 60 sekonda, pasi Lorenco Vila ka ndëshkaur menjëherë portierin Isli Hidi.
Kështu skuadra e Martinit ka shmangur humbjen në Durrës, duke dalë me vetëm një pikë nga kjo përballje./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Teuta: Frashëri, Kuros, Pjeshka, Arapi, Todorovski, Avdyli, Aleksi, Daja, E. Vila, Bregu, Krasniqi

Kastrioti: Hidi, Neziri, Bojom, Shkalla, Prodani, Mehmeti, Husein, Okebugu, Rezi, Bardhi, De Silva

Derbi hapi siparin e javës së 6 të Kategorisë Superiore, ndërsa sot janë luajtur edhe takimet e mbetura. Në orën 16:45 në fushën e lojës do të zbresin 4 skudra, të cilat do të luajnë përballjet Kukësi-Apolonia dhe Teuta-Kastrioti. Skënder Gega është rikthyer në stolin e verilindorëve dhe pas fitores me Covid-19, tashmë do të kërkojë edhe atë me ekipin e tij, që javët e fundit kanë gjetur formën e duhur./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online