VIDEO/ Gatuzo “e përkëdhel” Rrahmanin në mënyrën e tij, pastaj mbrojtësi “trulloset” nga Muriel

Amir Rrahmani u aktivizua nga minuta e parë në përballjen që Napoli zhvilloi në transfertën ndaj Atalantës. Ekipi i Gatuzos do të mundej në shifrat 4-2 duke iu dorëzuar tërësisht “makinerisë së Gasperinit”, që nuk ndien aspak lodhje nga kilometrat e shumta të përshkruara gjatë këtyre dy sezoneve të fundit.

Pjesëmarrës në Kupë, “Champions League” dhe duke iu përgjigjur kundërshtarëve më të mirë në Serinë A. Goli i parë do të realizohej nga Zapata në minutën e 52, ndërsa Zielinski barazoi vetëm pak minuta më vonë. Në këtë moment Amir Rrahmani zgjodhi që të shkojë për të festuar te pankina dhe atje merr “përkëdheljen” e Gatuzos që i vendos duart në fytyrë, për t’iu gëzuar në këtë mënyrë realizimit të Zielinskit.

Megjithatë festa nuk zgjati shumë pasi Gonsens dërgoi sërish në avantazh Atalantën në minutën e 64. Ndërsa Muriel vendosi për të shuar shpresat e kundërshtarëve duke “trullosur” Rrahmanin me lëvizjet e tij për ta ndalur topin në cepin e rrjetës. Gonsens bëri autogol në portën e Atalantës, ndërsa vetëm tre minuta më vonë, në të 79, Romero përshëndeti rrjetën pas pasimit të Gjimshitit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online