VIDEO/ 7 gola në 12 ndeshje dhe fitorja tenistike! Rei Manaj luan ftesën nga ekipi i parë i Barcelonës

“I lindur me këmishë”! Kështu e kemi etiketuar sulmuesin e Kombëtares, Rei Manajn. Kur zgjodhi që të transferohej te Barcelona B, shumëkush nxitoi për ta cilësuar si dështim të madh këtë lëvizje. Por menjëherë do të ndryshohej opinioni pasi lojtarit shqiptar i mbërriti ftesa nga ekipi i parë.

Historia sesi Manaj arriti të stërvitej me yjet katalanas në kohën e Setien dhe për të debutuar në stol kundër Getafes është vërtet e veçantë. Asnjë gol i shënuar dhe dy ndeshje të zhvilluara me Barcelonën B, por në momentin që katalanasit do të kishin mungesat e shumë sulmuesëve, Setien do të shprehej: “Manaj është një cilësi që i mungon kësaj Barcelone”.

E që prej shkarkimit të këtij trajneri, Rei nuk arriti më që të stërvitej me ekipin e parë. Një krizë golash e shoqëroi edhe te ekipi i dytë duke iu treguar dera. Këto kohë të vështira duket se janë lënë pas, me statistikat e këtij sezoni të ri që janë mbreslënëse.

7 gola të realizuara në 12 ndeshje të zhvilluara! Gjithçka flet në favor të Manajt, që ka fituar edhe fanellën e titullarit të padiskutueshëm në ekipin e dytë. Fitorja e fundit në shifrat 6-0 kundër Hospitales ka ngritur tifozët katalanas që në rrjetet sociale të kërkojnë elementet e këtij ekipi të dytë, që të përfshihen në ekipin e parë.

Të frustruar nga barazimi në shifrat 1-1 kundër Cadiz dhe me eliminimin thuajse të sigurtë nga “Champions League”, tifozët kërkojnë shpresën me të rinjtë. Aktualisht Barcelona ndodhet 8 pikë larg vendit të parë në “La Liga” që mbahet nga ana e Atletiko Madridit. Nëse ekipi i Simeones do të di sesi ta “vrasë” shpejt kampionatin për të gabuar pak, katalanasit do të mendojnë për projektin afatgjatë duke aktivizuar lojtarët e akademisë.

E nëse hidhet vështrimi në këtë drejtim, Rei Manaj është i pari që dallohet me numrin e golave të shënuara, pa harruar këtu edhe talentin Kollado. Fundja, nëse Martin Brathëaite arrin që të përfaqësojë fanellën e Barcelonës, përse të mos e bëjë edhe Manaj? Sulmuesi shqiptar është në pritje për shansin e karrierës që paradoksalisht mund të vijë vetëm nëse Barcelona e Koman merr edhe goditjen e fundit për “knock-out” në këtë sezon. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online