VIDEO/ Gallatasarai është bërë i frikshëm, Rashica protagonist në fitoren me 7 gola të gjigantëve turq

Gallatasarai ka krijuar një ekip të frikshëm me afrimet e bëra në merkaton e verës. Emra të mëdhenj si Mertens, Ikardi apo Huan Mata u transferuan në Stamboll, ku në formë huazimi është edhe Milot Rashica. Gjiganti turk ka mposhtur me rezultatin e thellë 0-7 Bashaksehirin në transfertë.

Një breshëri golash, ku protagonist ishte edhe Rashica. Anësori shqiptar dha asistin në golin e shënuar nga Mertens në minutën e 65 të takimit. Në atë moment shifrat shkuan në 0-5, ndërsa në momentet e fundit të ndeshjes, u shënuan edhe dy gola të tjerë që mbajnë autorësinë e Akturkoglusë dhe Bardakçiut. Me këtë fitore Gallatasarai shkon në vendin e dytë në renditje, vetëm dy më pak se Fenerbahçja e vendit të parë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online