VIDEO/ Dy goditjet e vetme në portë kanë protagonist Brojën, Chelsea e mbyll me sherr humbjen ndaj Newcastle-s

Chelsea ka dalë i mposhtur nga transferta në Newcastle. Bardhezinjtë kanë marrë një fitore mjaft të rëndësishme me rezultatin minimal 1-0. Titullar nga minuta e parë në këtë takim ishte edhe Armando Broja, por pa mundur të shënojë dot përballë mbrojtjes më të mirë të Premier League-s. Sulmuesi shqiptar dha shkëndijat e para për Chelsea-n, teksa në minutën e 28 godet portën e Newcastle-s. Megjithatë gjuajtja nuk kishte forcën e duhur dhe portieri arrin ta ndalë topin pa shumë shqetësime.

Rasti më i rrezikshëm për blutë e Londrës vjen në minutën e 65, kur Broja i nxjerr topin në një pozicion mjaft të mirë për të goditur Gallager-it. Mesfushori anglez shënjestron menjëherë kuadratin por gardiani kundërshtar ishte në lartësinë e duhur për të shmangur golin. Nuk ka vonuar shumë dhe vetëm dy minuta pas këtij rasti Willock shënon një gol fantastik për Newcastle-n.

Në fund të sfidës nuk kanë munguar as tensionet mes lojtarëve. Vonesat e lojës nga ana e bardhezinjve bënë që lojtarët e Chelsea-t të humbnin qetësinë. Menjëherë pas vërshëllimës së trefishtë të arbitrit Havertz shkon të konfliktohet fizikisht me kundërshtarët, duke nisur një sherr masiv në fushën e lojës. Gjithsesi fati i këtij takimi ishte vulosur tashmë dhe asgjë nuk mund ta ndryshonte. Newcastle merr tre pikë mjaft të vyra dhe e ndjek Kupën e Botës i lumtur, pasi gjendet në vendin e tretë në tabelën e renditjes./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online