VIDEO/ Gafa e portierit të Manchester City! E kemi parë shumë herë në Play Station, por Sadio Mane e realizon këtë lloj goli në nivelin e lartë të futbollit

Manchester City dhe Liverpool filluan ndeshjen gjysmëfinale të FA Cup në Ëembley. Spektakli i futbollit është i garantuar, u pa qartë edhe para fillimit të ndeshjes, teksa vetëm pas 17 minutash Liverpool kryesoi 2-0 ndaj një rivali me të cilin po lufton në Premier League për titull. Nuk përjashtohet mundësia që këto dy skuadra t’i shohim në finalen e Champions League.

Në minutën e nëntë, Konate shënoi me krosimin e Robertson për 1:0, ndërsa në minutën e 17-të, Sadio Mane vrapoi drejt portierit rezervë Steffen, rrëshqiti dhe bllokoi tentativën e tij për të gjuajtur topin, duke dërguar topin në rrjetë. Një gol që e kemi parë shpeshherë në Play Station, por rrallëherë në nivele të tilla të futbollit europian. Ndërkohë Mane do të shënonte në fundin e së parës për t’i dërguar shifrat në 0-3, me Grealish që shkurtoi diferencat fill pas nisjes të së dytës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online