“Kjo ishte ndeshje luksi“, Magani tregon planet për Superioren: Ja strategjia për merkaton

“Elban Arena” ka hapur dyert ditën e sotme për të pritur finalen e Kategorisë së Parë. Dy udhëheqësit e grupit A dhe B në këtë kategori kanë matur forcat me njëri-tjerin për të kurorëzuar sezonin fantastik të tyre me një trofe. Ndeshja ka qenë e barabartë 0-0 deri në sekondat e fundit të takimit, atëherë kur Shtubina tund rrjetën dhe i jep rrogozhinasve trofeun. pas përfundimit të finales protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për “RTSH Sport“.

Magani (Egnatia): “Suksesi për mirë është gjithmonë i gëzueshëm. Nuk jam i lumtur, por i gëzuar. Morëm një fitore ndaj një ekipi të denjë. Dinamo meriton komplimenta, sepse bëri një lojë të drejtë. Ishte një ndeshje me trysni, pavarëisht se ishte ndeshje luksi. Ne objektivin tonë e kemi arritur. Ishin dy ekipe që janë ngjitur me meritë në Superiore. Do ulem të flas me presidentin për organikën, sepse nuk e kemi të plotë. Në çdo repart na duhen lojtarë. Pjesa më e madhe, nëse do ndryshojë pak mentalitetin dhe regjimin e vetë patjetër që do të qendrojë. Skuadra e ka besimin tim.

Do jemi me këmbë në tokë. Nuk do ikin 12 lojtarë dhe të vijnë 12 të tjerë. Kjo nuk do ndodhi. Unë e njoh shumë mirë Superioren, është muzikë tjetër. Do jemi shumë pragmatistë, jo në kuptimin e sasisë, por të cilësisë. Ajo që më jep shumë siguri është se kemi një skuadër të pjekur. Që në kohën kur siguruam Superioren kemi menduar për blerjet. Do shikojmë kujt lojtari i mbaron kontrata dhe do i bëjmë ofertë. Do punojmë edhe në tregun e huaj, do marrim kojtarë që kanë minuta në këmbë, kanë cilësi, kanë eksperiencë“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online