Një autogol i pabesueshëm na vjen nga kampionati peruan i futbollit. Melgar mposhti Sport Rosarion me rezultatin 2-1, duke u ngjitur në krye të tabelës me 13 pikë, pas pesë javëve të para.
Vendasit kaluan në avantazh në minutën e 35-të me autogolin e Goionekes. Gjatë këtij episodi nuk ka gabuar vetëm mbrojtësi, por i gjithë reparti difensiv i Sport Rosarios.
Në fillim ka gabuar portieri, por dhe dy mbrojtësit e ekipit, të cilët nuk arritën të largonin topin, që përfundoi në rrjetë. Një autogol qesharak dhe ndër më të çuditshmit që janë shënuar ndonjëherë.
Miqtë arritën të barazonin rezultatin në minutën e 86-të, por Melgar shënoi në minutën e 95-të, duke marrë tre pikët e radhës.